Secondary Adv

Franca miraton certifikaten e vaksinimit, detyrim per hyrje ne bare dhe restorante

Senati francez miratoi projektligjin e ri që do të vendoste pasaportën e vaksinës si detyrim për të hyrë në bare restorante.

 

Pasaporta e vaksinimit e detyrueshme dhe për të marrë pjesë nëpër aktivitete të ndryshme me prani të lartë fizike.  Për miratimin e projektligjit, u votua me 249 vota pro, 63 kundër dhe 26 abstenim.

 

Votimi u parapri nga dy ditë debatesh. Sipas projektligjit, francezëve do t’u kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë nëpër bare, restorante, objekte kulturore dhe transport publik.

 

Me ndryshimet e reja, testi negativ për Covid-19 nuk do të jetë më i mjaftueshëm për aktivitetet e mësipërme, me përjashtim të hyrjes në spitale dhe qendra shëndetësore.

 

Testi negativ do të jetë i mjaftueshëm për të miturit nga 12 deri në 17 vjeç. Projektligji parashikon që pasaporta e vaksinimit të hyjë në fuqi, kur numri i të shtruarve nëpër spitale është mbi 10 mijë në mbarë vendin.

 

Aktualisht nëpër spitalet franceze, janë të shtruar 24 mijë persona si pasojë e infektimit me Covid-19. Kuvendi do të japë të premten fjalën e fundit për miratimin e projektligjit./Burimi: Ora News


Më të lexuarat