Secondary Adv

Familjet ne Kosove paguajne energjine me lire se vendet fqinje

Konsumatorët familjarë në Kosovë aktualisht paguajnë çmimin më të lirë për energjinë.

 

Çmimet më të larta të energjisë elektrike sesa në Kosovë,  janë edhe në Serbi, Maqedoni të Veriut e Shqipëri. Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka publikuar të dhënat e çmimeve të energjisë në Kosovë dhe në vendet fqinje.

 

Sipas të dhënave të paraqitur në grafikë, konsumatorët familjarë në Kosovë paguajnë energjinë elektrike më së liri krahasuar me ato të vendeve fqinje.

 

Sipas KESCO, për një muaj një konsumator familjarë në Kosovë paguan mesatarisht 58.43 euro, gati dyfishë më pak, sesa paguan një konsumator i tillë në Mal të Zi, ku tarifa mujore për një shtëpi arrin deri në 112.72 euro. Çmimet më të larta të energjisë elektrike sesa në Kosovë, KESCO thotë se janë edhe në Serbi, Maqedoni të Veriut e Shqipëri.

 

“Ndarja e përqindjes së konsumit në ‘Tarifë të lartë’ dhe ‘Tarifë të ulët’ është bërë sipas mesatares së shpërndarjes së konsumit në TL dhe TU të konsumatorëve familjarë në Kosovë, me matës 2 tarifor, në vitin 2021. Po ashtu në këto çmime është e përfshirë edhe TVSH-ja”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

 

Por, tashme pritët që energjia elektrike të ketë çmim tjetër nga muaji shkurt i këtij viti. Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave janë vetëm disa kërkesa që Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është duke i shqyrtuar për strukturën e re tarifore.

 

Të dhënat e detajuara rreth kësaj strukture, ZRRE paralajmëron se do t’i bëjë publike në fillim të muajit shkurt. Në muajin dhjetor, ky institucion – pas kërkesave të KEDS dhe KESCO – ka nisur të bëjë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

 

Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. KEDS, në listën e shpenzuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në vitin 2021, ka identifikuar ngrohjen qendrore me rrymë dhe bojlerin.

 

Amvisëritë në Kosovë mund të kontrollojnë shpenzimin e energjisë në ueb-faqen e KESKO-së, pasi të regjistrohen me kodin e konsumatorit që figuron në faturë.

 

Në fund të vitit të kaluar, konsumatorët në Kosovë janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, por kjo situatë, sipas KEDS, është stabilizuar.

 

Importi i energjisë elektrike është i pashmangshëm, pasi që termocentralet në Kosovë aktualisht nuk po arrijnë të prodhojnë më shumë se 500 megavatë energji elektrike në orë. Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/konsumatoret-familjare-ne-kosove-paguajne-energjine-me-lire-se-vendet-fqinje/


Më të lexuarat