Secondary Adv

Shqiperia e 94 ne bote per perdorimin e kriptovalutave, ja sa posedon

Pavarësisht se kuadri ligjor për lejimin e kriptomonedhave, ka hyrë në fuqi në fund të 2021, Shqipëria ka ecur me hapa të shpejtë në renditjen globale për këtë industri.

 

Në raportin e realizuar nga platforma për kriptomonedha, Chainanalysis, Shqipëria renditet në vendin e 94 nga 154 shtete që janë pjesë e indeksit për përshtatjen me kriptovalutat për vitin 2021.

 

Në vend të parë për zhvillimin më të madh të kësaj industrie është Vietnami, ndërsa në rajon Greqia dhe Shqipëria janë më të përparuarat. Konkretisht Greqia listohet e 91-ta, dhe lë pas shumë vende të tjera fqinje.

 

Në këtë rendtije, Shqipëria është para Hungarisë, Danimarkës, Austrisë, Arabisë Saudite, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Sa i takon përdorimit të kriptomonedhave nga shqiptarët, 50% posedojnë kritpomonedhën Ethereum, 25% monedhën me vlerë të fiksuar dhe 10% Bitcoin.

 

Përdorimi i tregjeve virtuale u nxit më shumë nga pandemia COVID-19, por e përqendruar më shumë tek shitjet, blerjet apo punë nga shtëpia.

 

Ndërsa sa i takon monedhave virtuale, një sërë ligjesh janë miratuar për të filluar edhe prodhimin e tyre në vendin tonë, duke u bërë kështu ndër vendet e para në rajon e më gjerë që lejon këtë industri që është tejet e ekspozuar ndaj rreziqeve të zhvlerësimit të vlerës së monedhës virtuale e deri tek mashtrimi.

 

Sipas po të njëjtin raport Shqipëria posedon rreth 15 miliardë dollarë në kriptomonedhë dhe kryen transaksione me to./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat