Secondary Adv

Publikohen shpenzimet e te gjitha qeverive te pasluftes ne Kosove

Janë bërë publike shpenzimet ditore dhe mujore të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kabineteve tjera qeveritare.

 

Shifrat janë krahasuar nga viti 2008 deri në vitin 2021. Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar mesataren e shpenzimeve ditore dhe mujore të kabinetit të kryeministrit Kurti dhe ish-kabineteve tjera qeveritare.

 

Sipas të dhënave të paraqitura nga ai, kabineti i kryeministrit Kurti, mesataren e shpenzimeve ditore e ka 1.981 euro, shifër kjo më e ulëta krahasuar me kabinetet e ish-qeverive.

 

Sipas tij, shifrat janë krahasuar nga viti 2008 deri në vitin 2021. Mesataren e shpenzimeve më të larta, sipas të dhënave të paraqitura nga Dalipi, e mban kabineti i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, me 8.325 euro.

 

Pas tij është kabineti i ish-kryeministrit Thaçi II me 4.041 euro, kabineti i ish-kryeministrit Isa Mustafa me 3.713 euro, kabineti i ish-kryeministrit Hoti me 3.276 euro, pastaj kabineti i Thaçi I me 2.608 euro dhe Kurti I me 1.188 euro.

 

“Kabineti Kurti më i përgjegjshëm në shpenzime se Kabineti— Hoti për 65%, Haradinaj për 320%, Mustafa për 87%, Thaçi II 104%, dhe Thaçi I për 32%”, ka shkruar ai.

 

Në shpenzimet mujore, sipas këtyre të dhënave, ish-kabineti i Haradinajt ka arritur shpenzimet në 101.362 euro, shifra më e lartë, dhe Kurti II me 10.851 shifra më e ulët.

 

Shpenzimet mesatare ditore të Kabineteve:

Albin Kurti II: 1,981 euro;

Avdullah Hoti: 3,276 euro;

 

Albin Kurti I: 1,188 euro;

Ramush Haradinaj: 8,325 euro;

 

Isa Mustafa: 3,713 euro;

Hashim Thaçi II: 4,041 euro;

Hashim Thaçi I: 2,608 euro./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/publikohen-raportet-keto-jane-shpenzimet-e-te-gjitha-qeverive-te-pasluftes-ne-kosove/


Më të lexuarat