Secondary Adv

Perfundon rindertimi ne Lac, Turqia ndertoi 522 njesi banimi

Presidenti i Turqisë tha sot nga Laçi se ndërtimi i 522 njësive të banimit, që u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka kushtuar 42 milionë euro.

 

"Në korrik të 2020 sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, filluam ndërtimin e kantierit të ndërtimit dhe pse kishte shpërthyer COVID.

 

Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi e kanë kushtuar afërsisht 42 mln euro.

 

I uroj të gjithë familjarëve t'i gëzojnë këto banesa. Arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë", tha ai./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat