Secondary Adv

Kontrolli tatimor, 84 kompanive VIP u kerkohet veterregullim

Kontrolli tatimor mbi bazën e riskut ka evidentuar 84 kompani VIP të cilat kanë probleme me deklarimin e të ardhurave.


Sipas burimeve zyrtare, operacionit kundër informalitetit aktualisht ndodhet në fazën e inspektimit të terren të kompanive të mëdha. “Janë gati dosjet e 84 kompanive të mëdha të realizuara me shumë kujdes dhe që u kërkojnë sipërmarrësve të vetërregullohen”, njoftohet nga drejtues të operacionit. Ndërkohë, ka një rritje të deklarimit në nivelin e kasave, të deklarimit të nivelit të qarkullimit me 63 për qind.


Ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, njoftohet se bizneset kanë paraqitur në Këshillin e Investimeve, disa rekomandime konkrete lidhur me aksionin kundër informalitetit. Shqetësimet e prezantuara nga biznesi lidhen kryesisht me zbatimin e procedurave tatimore, profesionalizmin e administratës tatimore, transparencën dhe informimin në kohë të tatimpaguesve ndaj ndryshimeve ligjore.


Lidhur me afatet e informimit të një subjekti për një kontroll të plotë, rekomandohet të konsiderohet në ligj një lajmërim paraprak prej 10 ditësh kalenderike. Po ashtu, me fillimin e një procedure apelimi, rekomandohet që përveç “Garancisë Bankare” sikurse parashikuar nga ligji, tatimpaguesi të mund të legjitimohet për të filluar ankimimin, duke paguar vetëm 50% të detyrimit tatimor.


Sugjerohet zgjerimi i rolit të Avokatit të Tatimpaguesve në lidhje me procedurat e riinspektimit. Ndërsa, për apelimin tatimor, rekomandimet e biznesit, rekomandohet që vendimet e Apelimit të jenë automatikisht të detyrueshme për Drejtoritë Rajonale të Tatimeve. Gjithashtu, organizatat e bizneseve rekomandojnë që inspektorët tatimorë të bëjnë trajnime të specializuara në fushën e tatimeve dhe kontabilitetit. Bizneset kërkojnë edhe vlerësim online nga subjektet mbi kontrollin tatimor.


Më të lexuarat