Secondary Adv

Zbardhen 7 marreveshjet e firmosura dje mes Shqiperise dhe Turqise

Përmes marrëveshjes së nënshkruar Shqipëri - Turqi, përfituesit më të mëdhenj janë punonjësit që merren më çështjet e sigurisë.

 

Oficerë të policisë, ushtrisë, por edhe studentë të Akademisë do të kenë mundësi të marrin bursa në doktoraturë dhe master nga shteti turk dhe anasjelltas. Ata që do të shkojnë në Turqi krahas përmbushjes së kritereve të edukimit dhe përgatitjes fizike duhet të zotërojnë edhe gjuhën turke pasi të gjitha programet zhvillohen vetëm në këtë gjuhë.

 

Studentët që e përfundojnë me sukses do të pajisen me diploma e njohur nga të dy shtetet. Do të ketë edhe certifikata që verifikojnë dështimin në rast të mos përmbylljes me sukses të kësaj eksperience.

 

Të gjitha shpenzimet do jenë të mbuluara nga pala pritëse. Marrëveshja për personelin ushtarak është 1 vjeçare dhe do të rinovohet automatikisht vit pas viti nëse një nga palët nuk e kërkon ndërprerjen.

 

Sa i takon memorandumit për emergjencat civile vendet do të bashkëpunojnë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore vullnetarisht në rast fatkeqësie por edhe për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave në këtë fushë. Ky bashkëpunim do të jetë 3 vjeçar.

 

Një tjetër marrëveshje delikate është ajo mes drejtorive të arkivave të të dy vendeve. Shqipëria dhe Turqia do mund të shkëmbejnë botime mbi arkivat ndërsa nuk duhet të shpërndajnë materialet në palë të treta. Kjo marrëveshje është një vjeçare dhe rinovohet automatikisht vit pas viti nëse nuk e kërkon asnjë palë shkëputjen. 

 

Por edhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të organizojë evente të përbashkëta kulturore e kinematografike duke pasur mundësinë edhe të shkëmbimit të stafit duke promovuar të dyja vendet./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat