Secondary Adv

2.5 mld leke per zgjerimin e rruges Elbasan-Qafe Thane, detajet

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon zgjerimin e aksit rrugor kombëtar Elbasan- Qafë Thanë.

 

Ky dikaster ka planifikuar zhvillimin e një tenderi për fazën e parë të punimeve, teksa fondi limit që do të vendoset në dispozicion është 2.5 mld lekë, një vlerë mbi kufirin e lartë monetar.

 

Prej kohësh ky aks është klthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve, të cilët duan të aksesojnë juglindjen e vendin kryesisht gjatë fundjavave apo ditëve të festave zyrtare, për shkak të trafikut që krijohet.

 

Ndërkaq, pak kohë më parë për një pjesë të këtij aksin e më konkretisht për segmentin Elbasan-Qukës u miratua në Kuvend një kredi që do të shpenzohet pikërisht për projektimin e tij.

 

Huaja u mor në kuadër të një programi të financuar nga qeveria italiane, që ka si objektiv specifik t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë instrumente projektuese menjëherë të tenderueshme për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri – jug dhe lindje – perëndim.

 

Sipas relacionit që shoqëronte projektligjin në atë kohë, marrja nga ana e qeverisë shqiptare e projekteve në shkallë “përfundimtare”, pra të tenderueshme, krijon mundësinë për një ulje të ndjeshme të afateve për realizimin e veprave infrastrukturore të cilat pasi të jenë realizuar, do të japin mundësinë për uljen e kostove operative të transportit rrugor;

 

uljen e kohës së përshkimit të tyre si dhe uljen e përqindjes së lartë të aksidenteve. Në total kredia e ndihmës e parashikuar kap vlerën e 2.1 mln euro, 60% e së cilës është grant, por me këtë fond parashikohet të kryhet edhe projektimi i bypassit të Beratit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat