Secondary Adv

Pallati i Brigadave do hapet per publikun, zbardhet plani

Pallati i Brigadave ose i njohur ndryshe edhe si pallati i mbretit do të hapet për publikun.

 

Objekti është shpallur me një VKM të 2004, ansambël historik dhe zonë e stimuluar, ndërsa Ministria e Kulturës ka nisur konsultimin publik, për hartimin e planit të menaxhimit të integruar të tij.

 

“T’i rikthehet në mënyrë të denjë të gjithë komunitetit. Kur flitet për Pallatin e Brigadave ka një farë misteri. Kemi filluar hartimin e planit të menaxhimit të integruar të ansamblit historik të Pallatiti të Brigadave.

 

Ne e kemi parë që në fillim këtë zonë si një pol të madh zhvillimi me potenciale të fjetura. Ajo që po mundohemi të ndërtojmë sot, një kornizë e plotë e qartë linjash guidë për të pasur një vizion të së ardhmes së qëndrueshme të kësaj hapësire”.

 

Qasja fillestare është ajo e kthimit të pallatit të brigadave në zonë të hapur për turistët, në pol aktivitetesh kulturore dhe gjenerimi të ardhurash, duke nisur me restaurimin e domosdoshëm të godinës, përshtatjen e një pjese të saj për akomodim delegacionesh, strukturash rekreative, laborator bimësh dekorative, etj.

 

Për projekt idenë kanë punuar 10 profesorë të ndryshëm. “Ansambli ishte kompleks i madh i përbërë nga tre objekte, një pallat i madh mbretëror e njëra vilë mbretërore e një vilë princeshash.

 

Ka miksuar dy elemente, tipologjinë e parkut gjeometrik francez dhe parkun anglez që është më natyral. Janë dy lloj parqesh që përfshihen brenda e një parku”. “Plani i menaxhimit propozon që një pjesë e strukturave edhe mund të përdoren për akomodim elitar të personaliteteve të shteteve.

 

Vumë objektiva që kanë si qëllim ruajtjen e vlerave. Kemi vendosur një metodologji të përcaktuar qartë për të gjitha aspektet, që janë të lidhura me strukturën, me anën funksionale, anën artistike, me mobilimin, etj”.

 

Rijetëzimi, përfshin godinën e pallatit, kishëzën, godinat ku është vendosur garda, për të cilën parashikohet zhvendosje, dhe rishikimin e rifunksionalizimin e gjithë parkut./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat