Secondary Adv

Rehabilitimi i fushes sportive Laprake, nisin shpronesimet

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit Rehabilitimi i fushës sportive Laprakë.

 

Me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i fushës sportive Laprakë”, Tiranë. Ky shpronësim bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.

 

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, në shumën e përgjithshme prej 155 595 496 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh.

 

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 155 595 496 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

 

Vlera për shpenzimet procedurale, prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga fondet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

 

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat