Secondary Adv

Nis modernizimi i bazes ajrore ne Kucove, rriten pagat per forcat e armatosura

Ka nisur puna në terren për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë, për ta shndërruar atë në një bazë të dislokueshme, taktike të NATO-s.

 

I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se shndërrimi i kësaj baze ajrore është një mundësi për forcat e armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.

 

Po ashtu, Rama shpalosi planet për rritjen e pagave të forcave të armatosura, duke synuar arritjen e nivelit të vendeve të tjerë që janë anëtarë të të NATO-s.

 

Ndërkaq, sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, punimet për bazën ajrore do ë ndikojnë edhe në drejtim të punësimit të banorëve të zonës, si dhe rritjen e e investimeve përreth.

 

Projekti konsiderohet nga qeveria shqiptare si tejet i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për sigurinë rajonale.

 

Ai parashikon përmirësimin e pistës, infrastrukturën për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve, rrugët lidhëse, si dhe mjetet e tjera ndihmuese./Burimi: SCAN


Më të lexuarat