Secondary Adv

Reshjet e shumta te debores, mbyllet Rruga e Arbrit

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe rënies së temperaturave, rruga e Arbrit është mbyllur për qarkullimin e makinave.

 

Mbyllet sërish Rruga e Arbrit. Pak më pak se dy muaj nga hapja e saj zyrtare, Rruga e Arbrit është mbyllur disa herë për shkak të motit dhe ngricave.

 

Ditën e Sotme ARRSH njoftoi se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

 

Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

“🚨 NJOFTIM 🚨

 

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.

 

Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat