Secondary Adv

Kosova shenon rekord infektimesh, sot pritet shtrengim masash

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19.

 

Që nga dje, janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja me koronavirus dhe një rast vdekje. Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 12 mijë mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

 

“Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396”, ka njoftuar Ministria.

 

Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot masat shtrënguese anti-Covid, të cilat përfshijnë kufizim të orarit të lëvizjes, kufizim të orarit të punës së gastronomisë dhe ashpërsim i rregullave të hyrjes në Kosovë. Nëse marrin miratimin e Ekzekutivit, këto masa do të hyjnë në fuqi nga nesër./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat