Secondary Adv

Drejt perfundimit punimet per spitalin e ri te Lacit, ja kur do jete gati

Spitali i ri i Laçit do të jetë gati për banorët e Kurbinit pas 2 muajsh.

 

Kështu bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi sot punimet. Ajo u shpreh se ky spital është modeli i spitaleve që duhet të ndërtohen në të gjitha bashkitë, teksa theksoi se ka kapacitete të bollshme. Spitali do të përfshijë poliklinikën, urgjencën si dhe do të ketë 3 pavione.

 

"Në dy muaj e pakë do ta konkludojmë këtë projekt. Jemi në fazën ku po bëhen instalimet elektrike dhe hidraulike. Ky spital do të jetë shembulli si ne i duam spitalet bashkiake. Spitali i vjetër ishte një godinë që nuk mund të riparohej.

 

Ia dolëm të bënim një projekt të shpejtë. Kjo strukturë do përfshijë poliklinikë, do përfshijë ambientet e urgjencës, do të ketë 3 pavione. Ambientet janë të bollshme edhe për të shtuar shërbime të reja në rast se do të vlerësojmë se do të jetë nevoja.

 

Po e nisim me 35 shtretër, por në kuadër të flukseve, hapësirat janë të bollshme për të rritur numrin e shtretërve", tha Manastirliu. Spitali i vjetër në Laç pësoi dëmtime të shumta për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe për këtë struktura u ndërtua nga themelet./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat