Secondary Adv

Ndryshon procedura e regjistrimit te mjeteve, me pak kosto dhe pritje

Nga sot do ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do eleminojë kohë pritje e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.

 

Këto lehtësira të cilat ofrohen nga DPSHTRR, u rikujtuan për qytetarët nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, mbi përfitimet e këtij shërbimi.

 

DPSHTRR njeh dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE si dhe të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV).

 

‘Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

 

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë!

 

Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:

 

-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze

-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE

-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)’- njofton Rama, me anë të një video./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat