Secondary Adv

4.1 mln euro grante per turizmin rural, qeveria thirrje agrobizneseve

BE dhe qeveria shqiptare u bëjnë apel agrobizneseve dhe individëve të aplikojnë për të përfituar grante përmes thirrjes së 4 të programit IPARD2.

 

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje e cila është hapur më 10 Janar është është 4.1 milion EURO nga të cilat 75% kontribut i BE dhe 25% kontribut i buxhetit të shtetit.

 

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca theksoi se nga kjo mbështetje pritet që të rritet konkurueshmëria dhe të zhvillohet sektori bujqësor. Ndërsa kryeministri Edi Rama bëri thirrje që në ato zona ku bujqësia intensive nuk funksion, të kthehe sytë nga turzimi rural.

 

Për ministren e Bujqësisë, turzimi rural është kthyer në një lokomotivë për zhvillimin e zonave më të thella në vend. Në këtë thirrje do të mbështetet masa 7, konkretisht “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” e kufizuar në vetëm në këto sektorë:

 

Turizmi rural dhe i Natyrës; Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures; Prodhimi i energjisë së rinovueshme. Dorëzimi i aplikimeve do të mund tëbëhet deri në datën 25 Shkurt 2022, nëpërmjet dërgesës postare apo dorazi./Burimi: Scan


Më të lexuarat