Formalizimi i tregut te punes, bum deklarimesh per pagat 30-40 mije leke
Numri i të papunëve në Shqipëri këtë vit ka vijuar të jetë në të njëjtat shifra si edhe vitin që shkoi, por formalizmi i krahut të punës ka vijuar me ritme të shpejta gjatë 2014-2015.
Sipas një analize të detajuar të Ministrisë së Financave, mbi të përfshirit në skemën e sigurimeve shoqërore gjatë janar-maj 2015 shihet se nga deklarimet e reja dominojnë pagat 30-40 mijë lekë, ndërsa shihet të ketë rënie të deklarimeve nën pagat nën 20 mijë lekë.Në pesë mujorin e parë të 2015 numri i të deklaruarve me pagë nën 20 mijë lekë shënoi një rënie me 11.6% ose me rreth, 13,586 persona në krahasim me janar-maj 2014. Por sakaq pësuan një rritje të madhe 11,7 % ose 19.198 persona të formalizuarit rishtas me pagë 20-30 mijë lekë.
Rritje me 22% ose me mbi 6 mijë persona ka pësuar edhe numri i tw formalizuarve në tregun punës që trajtohen me paga 30-40 mijë lekë. Rritje dyshifrore kanë pësuar edhe deklarimet për pagat 70 mijë deri në 110 mijë lekë.Ekspertë në Institutin e Sigurimeve shoqërore pohuan se, formalizimi i krahut të punës për kategorinë e pagave të mesme dhe të larta lidhet edhe me efektin pozitiv të reformës së pensioneve e cila me hyrjen në fuqi në janar të këtij viti stimuloi sigurimin në vlera reale për shkak përfitueshmërive më të larta që merren gjatë periudhës së pensionit.
Ministria e Financave ka sqaruar se, prill të vitit 2015, numri i punonjësve të rinj të deklaruar në tatime është 35,541 më shumë se prill 2014, pra vazhdohet të mbahet rritja e numrit të punësuarve nga njëri vit në tjetrin. Por, në ndryshim me vitin 2014/2013, rreth 84% e tyre ose 29,929 kanë deklarim page mbi 30 mijë lekë dhe pjesa tjetër, 5,612 punonjës kanë deklarim page nën 30 mijë lek./Monitor