Secondary Adv

Mbi 4 mije njerez te bllokuar, mbyllet aeroporti i Stambollit

Turqia prej ditësh ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pranisë së reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin.

 

Prej dy ditësh aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit vijon që të jetë i mbyllur dhe shumica e udhëtimeve do të jenë të bllokuara deri në një njoftim të dytë.

 

Mediat bëjnë me dije se fluturimet, të cilat janë pezulluar që nga e hëna, fillimisht ishin planifikuar të rifillonin të martën në orën 04:00, por pas vlerësimit të situatës këto udhëtime janë shtyrë sërish në një tjetër njoftim.

 

Ndërkohë shumë pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Stambollit postuan në mediat sociale foto të turmave që flinin në kolltuqe ose në dysheme brenda terminaleve.

 

Aeroporti i dytë i Stambollit, Sabiha Gκkçen, në anën aziatike të qytetit, po funksiononte pa probleme pavarësisht disa vonesave.

 

Ndërkaq kujtojmë se për shkak të kushteve të motit është hera e parë që fluturimet janë pezulluar në aeroportin kryesor të Stambollit, Stamboll Havalimani, i cili u përurua në 2019 për të zëvendësuar Aeroportin Ataturk dhe mirëpriti 37 milionë pasagjerë në 2021, sipas Ministrisë së Transportit të Turqisë.

 

Edhe guvernatori i Stambollit, Ali Gerlikaya, mori masën e rrallë për të ndaluar përdorimin e automjeteve private deri në orën 13:00, ndërkohë që ekipet e shërbimeve të urgjencës po pastrojnë rrugët. Shumë nëpunësve civilë u është dhënë leje për ditën për të mbajtur transportin publik në minimum.

 

Në të gjithë Turqinë, rreth 4,600 njerëz u bllokuan në rrugë dhe pika të tjera dhe mijëra u nxituan në vende të përkohshme strehimi. Borë ka rënë edhe pas 29 vitesh në jug të Turqisë, duke “mbuluar” plazhet e resortit të Antalias./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat