Secondary Adv

A eshte Shqiperia nje nder vendet me te korruptuar ne bote? Ja pozicioni i saj!

Vendet më të korruptuara në botë janë Somalia e ndjekur nga Sudan Jugor, Iraku, Turkmenistani ndërsa Shqipëria renditet në vendin 110 nga 174 vendet e botës.


Ky është përfundimi istudimit të organizatës “Transparency International” ndërsa top vendet të cilat kanë më pak korrupsion janë Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Suedia dhe Norvegjia. Standardi i zgjedhjeve, mitmarja, ilaçet kontrabandë janë faktorët kryesorë të cilat bëjnë një vend me korrupsion të lartë.
Tabloidi britanik “The Independent” raporton se pjesa e hartës që është e ngjyrosur me të kuqe tregon nivel të lartë të korrupsionit ndërsa ato me ngjyrë të zbehtë janë vendet më pak të korruptuara. “TI” raporton se një problem shqetësues vazhdojnë të ngelin vendet me ekonomi të zgjeruar si Brazili, Rusia, Kina, Meksika, Indonezia, Nigeria dhe Turqia të cilat janë me ngjyrën portokalli.


Ndërkohë një pozicion zhgënjyes ka Britania e Madhe e cila renditet në vendin e 14, ndërsa Gjermania renditet në vendin e 12.Sipas këtij raporti asnjë shtet nuk ka arritur të fitoj 100 % pikë me epitetin “Shumë i pastër”. Ekspertët kanë marrë parasysh edhe skandalet, pengesat për hetime për korrupsion dhe performancën relativisht të dobët të shteteve.

15 “vendet më pak të korruptuara” në botë
1 Danimarka
2 Zelanda e Re
3 Finlanda
4 Suedia
5 Norvegjia
5 Zvicra
7 Singapori
8 Holanda
9 Luksemburgu
10 Kanada
11 Australia
12 Gjermania
13 Islanda
14 Mbretëria e Bashkuara
15 Belgjika
 
15 “vendet më të korruptuara” në botë
Somalia
Sudan Jugor
Iraku
Turkmenistani
Uzbekistani
Libia
Eritrea
Jemeni
Venezuela
Haiti
Guinea-Bissau
Zimbabve
Burundi
Siria
Angola

Per te pare listen klikon ne linkun e meposhtem
https://files.transparency.org/content/download/1900/12610/file/CPI2014_ResultsSpreadsheet.xlsx


Më të lexuarat