Secondary Adv

Qeveria krijon fondin e garancise sovrane per fermeret, detajet

Qeveria shqiptare ka krijuar një fond garancie sovrane dedikuar fermerëve dhe te gjithë atyre që duan të zhvillojnë një aktivitet bujqësor.

 

Nga kjo garanci janë rreth 6 mijë përfitues. “Qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një fond garancie sovrane. Nga ky fond 1 miliardë lekë janë dedikuar vetëm bujqësisë.

 

Ne e japim këtë garanci në bankat tregtare, në kreditimin e investimeve duke ulur riskun e tyre në nivelin 50% të kolateralit, me shpresën se ju do mund të zbusni edhe nivelin e interesit për fermerët shqiptarë dhe për agropërpunuesit.

 

Kështu synojmë të rrisim kredidhënie në sektorë dhe të çlirojmë potenciale, pasi pa financim ju e dini nuk ka zhvillim.

 

Kjo masë e cila do të jetë një mundësi e re për rritjen e financimit të bujqësisë, do ti shtohet programe aktuale të qeverisë shqiptare për lehtësimin e kreditimit, si me BERZH, IPARD, si dhe KfW.

 

Qeveria shqiptare ofron edhe një garanci të re për këdo që do zhvillojë një aktivitet bujqësor. Fondi prej 1 miliardë lekë i drejtohet fermerëve dhe agropërpunuesve, të cilët janë duke planifikuar një investim për prodhimin e produkteve bujqësore apo të lidhura me ekonominë blu.

 

Në ndërtimin e një sere të re a po të sistemeve të lidhura me të, në rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së paketimit të prodhimeve tona, në sistemin e ujitjes me pika, në përpunimin e produkteve dhe konsolidimit në tregje”, deklaroi ministrja e Bujqësisë Frida Krifca gjatë takimit me sektorin bankar në vend.

 

“Janë 6000 përfitues nga fondi i garancisë dhe janë 72 mln euro të disbursuara nga ky fond. Mbetet end enë dispozicion një pjesë e konsiderueshme e fondit. Ashtu siç vihet një dispozicion një fond tjetër nga garancia sovrane për të mundësuar kreditimin e bujqësisë.

 

Koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur bashkë me komunizmin. Shteti nuk është shpëtimtari është mbështetës dhe garant në aspektet që lidhen me lirinë e konkurrencës dhe garantimin e mekanizmave të aksesit në financa.

 

Përtej kësaj shpëtimtarët e të ardhmes janë ata që i kanë vërë historitë e suksesit”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Në total e gjithë mbështetja financiare shkon në 4 miliardë lekë, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

 

“Qeveria shqiptare, në programin e vetë qeverisë, ka parashikuar që për 4 vjeçarin e ardhshëm të ketë një mbështetje në formën e garancisë sovrane për sektorin e bujqësisë për të katërta vitet prej 1 miliardë.

 

Pra, një total prej 4 miliardë lekësh të cilët do të shkojnë për të rritur aksesin e financimit në bujqësi. Ne jemi duke organizuar tryeza të rrumbullakëta pasi kjo formë garancie e financimit nuk do të jetë e përqendruar vetëm në bujqësi por do të ketë të njëjtën masë financimi për sektorin e manifakturës dhe të turizmit.

 

Të tre sektorë prioritarë për qeverinë. Ajo që ne synojmë të nxisim nëpërmjet kësaj garancie sovrane është rritja e produktivitetit por gjithashtu rritja e zinxhirit të vlerës të prodhimit “Made in Albania”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/garanci-sovrane-1-miliarde-leke-ne-dispozicion-te-fermereve/


Më të lexuarat