7.8 mln euro te tjera per Unazen e Madhe, ARRSH shpall fituesin
Rreth 7.8 mln euro do të kushtojë plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në pjesën lindore të unazës së madhe, që përfshin zonën e Shkozës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese, që do të kryejnë punimet, ndërkohë që kohëzgjatja e punimeve do të jetë 18 muaj nga moment i nënshkrimit të kontratës.
Rreth 7.8 mln euro do kushtojë plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në pjesën lindore të unazës së madhe, që përfshin zonën e Shkozës. ARRSH ka shpallur kompaninë fituese, që do të kryejnë punimet, ndërkohë që kohëzgjatja e punimeve do të jetë 18 muaj nga moment i nënshkrimit të kontratës.
Fondi limit i vënë në dispozicion nga ARRSH ishte 8.16 mln euro, teksa në garë morën pjesë 7 kompani, 4 prej të cilave u skualifikuan për shkak të mosplotësimit të kritereve.
Për pjesën lindore të Unazës së Madhe tashmë janë shpallur edhe kompanitë fituese që do të ndërtojnë 4 lotet që pasojnë segmentit nga rrethrrotullimi I TEG deri në Urën e Shkozës, që tashmë është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Segmenti i ri fillon pas lotit 3, në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit e më pas Unaza hyn në zonën e Kinostudios.
Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz. Paralelisht, ka nisur puna edhe në pjesën veriore të Unazës së Madhe, teksa aktulaisht po ndërhyhet në afërsi të zonës së Paskuqanit.
Për këtë lot, kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 11 muaj. Ndërtimi i këtyre segmenteve do të bëjë edhe bashkimin e të Unazës, teksa duket se do të jetë një ndër investimet publike më të mëdha përgjatë 2 viteve të ardhshëm./Burimi: SCAN