Secondary Adv

Rindertimi ne Durres, 3.1 mln euro per rikonstruksionet ne rrethina

Bashkia e Durrësit do ndërhyjë në kuadër të rindërtimit për rikonstruksionin dhe riparimin e hapësirave të përbashkëta në pallatet që ndodhen kryesisht në rrethina.

 

Konkretisht bëhet fjalë për një fond limit 3.1 milionë euro dhe procedura tashmë e çelur ka në përmbajte të saj dy lote.

 

I pari parashikon Rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.5 dhe Rrashbull dhe i 2 rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve të përbashkëta në ndërtesa në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.1, 2, 3, 4, 5, Sukth, Manëz.

 

Bashkia ka sqaruar në dokumentet e saj se afati për realizimin e punimeve është 168 ditë ndërkohë që subjekti që do të fitojë garën e për rrjedhojë do të jetë edhe zbatuesi do të duhet të japë garanci për të paktën dy vite nga momenti i ndërhyrjes.

 

Për lotin e parë referuar kodeve të vëna në dispozicion nga Bashkia e Durrësit janë rreth 100 objekte ndërkohë që për lotin e dytë janë rreth 72 objekte.

 

Afati për dorëzimin e ofertave sipas dokumenteve nga ana e operatorëve të interesuar është data 2 mars e këtij viti.  Bashkia e Durrësit, ishte bashkia e prekur më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 me dëmtime të jashtëzakonshme në ndërtesa.

 

Kjo bashki arriti të kalonte me shpejtësi fazën e parë të procesit të rimëkëmbjes, që lidhej me mundësimin e granteve të rikonstruksionit për dëmtimet më të lehta të kategorisë DS1-DS2-DS3.

 

Në total sipas shifrave zyrtare deri në dhjetor 2021 ishin 14.291 përfitues të granteve të rikonstruksionit. Shpërndarja e tyre u mundësoi familjeve të bënin ndërhyrjet në mënyrë të pavarur dhe të riktheheshin, apo të vazhdonin qëndrimin në banesat ekzistuese.

 

Paralelisht me ndërtimet e reja të cialt janë në faza të ndryshme nga projektimi tek prokurimi e zbatimi, bashkia e Durrësit po zbaton edhe ndërhyrjet për rikonstruksione në mjediset e përbashkëta ku bën pjesë edhe procedura më e fundit.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/rindertimi-3-1-milione-euro-nga-bashkia-durres-per-rikonstruksionet-ne-rrethina/


Më të lexuarat