Secondary Adv

Bashkite ulen shpenzimet, mbi 80 per qind e buxhetit per paga dhe blerje

61 bashkitë në vend kanë ulur shpenzimet me rreth 6.2% në terma vjetorë përgjatë periudhes Janar-Shtator 2021.

 

Sipas raportit të publikuar nga COplan, shpenzimet me fonde të veta shënuan një nivel prej rreth 36.2 miliardë lekë, me rënie 11.7% në terma vjetorë, ndërsa  shpenzimet me fondet e kushtëzuara shënuan një nivel prej rreth 26 miliardë lekë, me rritje 2.7% krahasuar me një vit më parë.

 

Sipas natyrës ekonomike, shpenzimet me fonde të veta u përdorën për mbulimin e shpenzimeve për personelin (paga dhe sigurime) në masën 49%; Shpenzime operative dhe të tjera në masën 34.1%;

 

Shpenzime kapitale (investime) në masën 19.6% ndaj totalit. Sa i takon investimeve, ato rezultojnë në rënie vjetore me rreth 10% krahasuar me nivelin e tyre në të njëjtën periudhë një vit më parë.

 

Ndërsa nga fondet e kushtëzuara, të marra në formën e transfertës nga qeverisja qendrore, 2.7% u përdorën për personelin, 78.4% Shpenzime operative dhe të tjera, ndërsa shpenzime kapitale (investime) rezultuan në masën 18.9% ndaj totalit.

 

Megjithëse në një nivel të ulët, krahasimisht me vitin 2020, shpenzimet kapitale me fondet e kushtëuzra rezultojnë në rritje vjetore me rreth 35.4%./Burimi: Scan


Më të lexuarat