Secondary Adv

Neser hapen aplikimet per zonat e plazhit, ja kur nis sezoni i ri turistik

Nga dita e nesërme do të hapen aplikimet për të gjitha ato subjekte që duan të menaxhojnë stacionet e plazheve për sezonin e ri turistik 2022.

 

Lajmi u bë me dije nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për Report Tv, ku theksoi se aplikimi do të zgjasë një muaj. Në ‘Studio Live’ ministrja tha se këtë vit aplikimi është hapur me herët, pasi duhet që të fillojnë përgatitjet për sezonin e plazhit, i cili do të nisë më 1 mars.  

 

“Kemi bërë një punë me bashkitë e bregdetit, për të përgatitur hartat e stacioneve të plazheve. Duke filluar nga nesër hapen për aplikimet për subjektet që duan të paraqiten për të menaxhuar stacionin e plazhit.

 

E kemi filluar herët se duam të parandalojmë çdo ndërhyrje ilegale në territor, duam që të gjitha strukturat dhe njësitë e shërbimit në bregdet të jenë të kontrolluara të pajisura me lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit, stacionet e plazhit të pajisjen me vrojtuesit.

 

Do jetë i hapur sistemi online për një muaj, data 1 maj dua të jetë gati për nisjen e sezonit të plazhit”, tha Kumbaro në Report Tv.

 

Duke risjellë në vëmendje gjobitjen me 500 mijë lekë të kryebashkikaut të Shkodrës, Tonin Marinaj për shkak të mbetjeve në territorin e Razmës, Kumbaroi paralajmëroi gjobitjen e Bashkive të tjera që nuk do të marrin masa për pastrimin e territorit, pasi tashmë ky është një prioritet i qeverisë për mandatin e tretë.

 

Ajo shtoi se Agjencia Kombëtare e Bregdetit e mbështetur nga qeveria do të ndërmarrë një operacion për pastrimin vijës bregdetare në Kavajë, Durrës, Himarë dhe Sarandë, si zonat me fluksin më të madh të turistëve.

 

“Ajo bashki në qarkun e Shkodrës ishte e para e këtij viti, por druaj se s’do jetë e fundit. Kemi reagime pozitive nga shumë bashki.

 

Ne po monitorojmë sa e buxhetojnë bashkitë këtë zë në buxhetin 2022, kemi një numër të madh bashkish dhe do dalim me tabelë publike se kush ka performuar më mirë në këtë aspekt. Këtë vit do kemi rezultat të mira se kemi ndërhyrë me dy instrumente suplementare financiare nga qeveria.

 

Do ketë operacion mbështetje për pastrimin e vijës bregdetare nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Kavajë, Durrës, Himarë dhe Sarandë. Qeveria ka financuar me 500 mln lekë të reja bashkitë e dedikuara për menaxhimin e mbetjeve”, u shpreh Kumbaro në Report TV./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat