Secondary Adv

Prag lufte ne Ukraine, SHBA kerkon mbledhjen e Keshilit te Sigurimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit të mblidhet dhe të trajtojë krizën në Ukrainë.

 

Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë të hënën e 31 janarit krizën e Ukrainës. Kjo bëhet "për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë" nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

 

Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek "veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës", ka thënë ajo, duke e konsideruar si kërcënim të qartë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat