Secondary Adv

Kredite e buta nga Bashkia e Tiranes, mbyllet faza e pare, 2400 fitues

Në fazën e parë të aplikimit për kredi të butë janë shpallur fitues 2405 qytetarë të cilët kanë plotësuar kriteret në forumalarin TIP, ndërsa janë refuzuar 176 aplikantë. 

 

Sipas këtij institucioni aplikantët që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, kanë të drejtën e ankimimit deri më datën 7 shkurt 2022.

 

Ndërsa, ata që kanë kaluar fazën e parë, do të kenë në dispozicion 1 muaj kohë për të bërë gati dokumentacionin përkatës që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit. 

 

Përmes programit të strehimit “Për subvencionimin e interesave të kredisë”, Bashkia merr përsipër që të subvencionojë interesat e kredive që do të marrin përfituesit, duke u mundësuar atyrë një normë fikse prej 3%.

 

Ky program synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para për për qytetarët, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. 

 

Kriteret bazë për përzgjedhjen e përfituesve do të jenë: indivdë të cilët kanë mbushur 18 vjeç; që nuk kanë në pronësi një banesë apo që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit; dhe familje që zotërojnë të ardhura benda kufijve të përcaktuar nga Bashkia.

 

Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 4.4 milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.5 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1./Burimi: SCAN


Më të lexuarat