Mbetjet urbane do te kene harte dixhitale per vendet e depozitimit
Ministria e Zhvillimit Urban është duke përgatitur një hartë dixhitale të vend-depozitimeve të mbetjeve urbane në Shqipëri”.Ministrja e Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni do të marrë pjesë në këtë aktivitet ku do të jenë të pranishëm gjithashtu, donatorë, investitorë, përfaqësues të qeverisjes qendrore, vendore dhe shoqërisë civile.
Harta dixhitale evidenton situatën mbi venddepozitimet ekzistuese në të gjithë territorin e vendit dhe do të përdoret si një mjet planifikimi për përcaktimin e njollave, ku synohet të ndërtohen landfillet e reja dhe për ndjekjen e zhvillimeve në terren, në sektorin e mbetjeve.
Kjo hartë do t’i shërbejë njësive të qeverisjes vendore për evidentimin e venddepozitimeve që po trashëgojnë bashkitë e reja, në territorin e zgjeruar pas reformës administrativo territoriale.Në të njëjtën kohë, harta do t’i shërbejë institucioneve qendrore për mbledhjen e bazës informative gjatë përditësimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimit të politikave të reja mjedisore.