Secondary Adv

Hapet tenderi per rikonstruksionin e shkolles Besnik Sykja, projekti

Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme ‘Besnik Sykja” dhe ndërtimin e një palestre të kësaj shkolle. 

 

Fondi limit është 197 milionë e 645 mijë lekë. afati pë dorëzimin e ofertave në Agjencinë e Prokurimeve Publike është 14 shkurt 2022 Ora : 11:00. Shkolla e mesme “Besnik Sykja” është ndërtuar në vitin 1964 dhe në vitin 2005 është bërë shtesë objekti.

 

Ajo është një godinë tre- katëshe dhe godina e re e ndërtuar me fugë katër katëshe. Aktualisht në shkollë zhvillojnë mësim 780 nxënës (kapaciteti maksimal 1500 nxënës) me 1 turn, me 27 klasa në total./Burimi: SCAN


Më të lexuarat