Secondary Adv

Votim elektronik ne Vore, partite do marrin fonde per zgjedhjet e 6 marsit

Kreu i KQZ bëri me dije sot se ka gjetur dakordësinë me partitë kryesore në vend për të aplikuar votimin elektronik në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Për mediat, Celibashi tha po ashtu se do të ketë fonde për partitë për këto zgjedhje, teksa shtoi se vlerën dhe modalitetin e shpërndarjes do ta përcaktojë Kuvendi. "Kemi patur dakordësinë nga partitë kryesore politike mbi përdorimin e sistemit ët votimit elektronik në bashkinë e Vorës.

 

Partitë do të marrin fonde për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kemi bërë të gjitha proceduar dhe i mbetet Kuvendit pr të përcaktua fondin, vlerën e fondit dhe modalitetin e shpërndarjes", tha ai.

 

Këto komente kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i bëri teksa deklaroi se sot ka nisur asgjësimi i të dhënave të zgjedhësve në pajisjen e identifikimit elektronik që u përdor në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Nga Lundra ai tha se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit. “Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe më pas ky proces do vijojë me asgjësimin e të dhënave në server.

 

Kjo mund të përfundojë për 10 ditë. Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave.

 

Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë", tha Celibashi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat