Secondary Adv

Cmimi i bukes ne vendin tone mund te rritet, shkak konflikti Rusi-Ukraine

Konsumatorët shqiptarë duhet të jenë të përgatitur për një rritje tjetër të çmimit të miellit në vend dhe si rrjedhim edhe të bukës e nënprodukteve të tjera.

 

Kjo për shkak të rritjes së çmimit të grurit në Rusi, vend nga i cilai importojmë rreth 25% të volumit. Në një intervistë për SCAN, sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, shprehet se duke qenë se ne importojmë një pjesë të madhe të këtij produkti, çdo ndryshim në çmime në vendet e orgjinës, do të reflektohet edhe në Shqipëri.

 

Nga ana tjetër, konflikti Rusi-Ukrainë mund të preke edhe tregun e furnizimit me enegji elektrike. Fermerët shqiptarë kanë prodhuar në total rreth 233 mijë ton grurë gjatë 2021, me një rritje të lehtë krahasimisht me 2019, por me një rënie prej 7 mijë ton në krahasim me 2018. 

 

Niveli i prodhimit mbetet ende në nivele problematike në raport me me konsumin, duke mos mbuluar as gjysmën e kërkesës, ku pjesa tjetër kompensohet totalisht nga importi i shteteve si Serbia, Ukraina, Rusia, etj./Burimi: SCAN


Më të lexuarat