Secondary Adv

1 vit nga nisja, 57 per qind e bizneseve leshojne fatura te fiskalizuara

Një vit pas nisjes së procesit të fiskalizimit, 57% e totalit të bizneseve lëshojnë fatura të fiskalizuara.

 

Sipas të dhënave të përditësuara të DPT për “Monitor”, numri i bizneseve të pajisura me certifikatë elektronike është më i lartë. Deri tani, certifikata elektronike, e cila ngarkohet në portalin SelfCare është tërhequr nga 77% e tatimpaguesve.

 

Ecuria e fiskalizimit paraqitet e ngadaltë te subjektet e vogla, që nisën procesin nga 1 shtatori 2021. Detyrimin për t’u fiskalizuar e kanë 90,000 subjekte të vogla. Në këta 5 muaj lëshojnë fatura të fiskalizuara 53% e biznesit të vogël, ndërsa 76% e tyre janë pajisur me certifikatën elektronike.

 

Në fund të dhjetorit, qeveria miratoi ndryshimet e Aktit Normativ për heqjen e penaliteteve vetëm për biznesin e vogël deri më 30 qershor 2022. Periudha pa gjoba do zbatohet deri në fund të qershorit edhe për ndërmarrjet që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;

 

bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese. Akti Normativ i miratuar në tetor të vitit të kaluar nuk vendoste penalitete edhe për biznesin e madh.

 

Për këtë kategori tatimpaguesish aktivë janë të pajisur me certifikatë elektronike 88% e bizneseve, por fatura të fiskalizuara lëshojnë 77% e tyre. Faza I e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike.

 

Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës.

 

Në fazën përfundimtare, që konsiderohet dhe më delikatja, u përfshinë 90,000 biznese të vogla për shitjet me para në dorë. Deri në fund të vitit u realizua gjysma e procesit.

 

Ndërveprimi me bizneset që nuk janë të pajisur me certifikatë elektronike është i pamundur, siç pohoi më herët për Monitor kontabilistit Sotiraq Dhamo, pasi nuk njihet TVSH-ja e zbritshme.

 

Udhëzimi i DPT, i miratuar në muajin shtator, përcaktonte se faturat e pafiskalizuara të lëshuara nga tatimpaguesit pas 1 shtatorit 2021, nuk do të njihen si të vlefshme nëse tatimpaguesi, që ka detyrim të zbatojë ligjin, nuk ka kryer aplikimin për certifikatë elektronike,

 

e cila merret tek AKSHI, duke aplikuar përmes kredencialeve nga e-Albania, apo nuk ka lidhur një kontratë me një shoqëri të certifikuar për blerjen e zgjidhjes software të fiskalizimit që do të përdorë.

 

Edhe pas datës 1 janar 2022, kontabilistët paralajmëruan se për ndërveprimin e bizneseve do të vazhdojë të jetë në fuqi udhëzimi, pasi nuk ka zgjidhje tjetër në situatën kur 57% e bizneseve lëshojnë fatura të fiskalizuara.

 

Në fillim të vitit tatimet informuan se tatimpaguesit me TVSH dorëzimin e deklaratës së TVSH-së librave të shitjes dhe blerjes për periudhën deri në Qershor 2022, do të vijojnë ta kryejnë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing.

 

Numri i bizneseve tё mёdha tё fiskalizuara:

22,260 tatimpagues ose 88% e tatimpaguesve në BM aktivÑ‘ janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Nga këta tatimpagues të pajisur me certificatë, 19,563 ose 77,3% e totalit tÑ‘ BM ka lëshuar fatura të fiskalizuara.

 

Numri i bizneseve tё vogla tё fiskalizuara:

69,470 tatimpagues ose 76.3% e tatimpaguesve të biznesit të vogël aktivë janë pajisur me certificatë fiskalizimi. Vetëm 48,516 ose 53,3% e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.

 

Numri i transaksioneve tё kryera:

Deri mё datёn 23.01.2022 rezultojnё 70,536, ose rreth 60% e totalit tё tatimpaguesve qё kanё pёrmbyllur procesin e fiskalizimit me rreth 174,8 milionё fatura tё lёshuara.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/fiskalizimi-tatimet-57-e-bizneseve-leshojne-fatura-te-fiskalizuara/


Më të lexuarat