Secondary Adv

Shifrat ne Tirane, sa subjekte u hapen dhe u mbyllen ne 2021

Gjatë vitit 2021, në Tiranë janë hapur 8 mijë e 313 biznese të reja, duke njohur rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshme.

 

Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, të analizuara nga SCAN, pjesa më e madhe e bizneseve të reja janë biznese të vogla (7851). Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, u hapën 434 biznese të mëdha.

 

Në krahasim me vitin 2020, gjatë vitit 2021 janë hapur rreth 1700 biznese më shumë. Rekordi i hapjes së bizneseve të reja është në vitin 2016 kur u hapën 11 mijë e 900 biznese të reja.

 

Sa biznese u mbyllën gjatë 2021?

Gjatë vitit 2021, rezultojnë se janë mbyllur 2350 biznese, nga të cilat pjesa më e madhe (1,186) janë biznese të shitjes me pakicë. 82 biznee të mbyllura janë shitje me shumicë, 80 janë njësi prodhimi, 27 subjekte ndërtimi e 120 profesione të lira.

 

814 janë njësi shërbimi dhe 35 kompani transporti. Në krahasim me vitin 2020, janë mbyllyr rreth 300 biznese më shumë. Rekordin më të madh të mbylljes së bizneseve e mban viti 2019 me 2685 biznese ndërsa rekordin për mbylljen më të paktë e mban viti 2017 kur u mbyllën 1613 biznese./Burimi: SCAN


Më të lexuarat