Secondary Adv

Zbardhet lista me 1570 objekte shteterore ne shitje, ja procedurat per blerjen e tyre

Ministria e Ekonomisë ka bërë gati për shitje 1570 objekte ish shtetërore në të gjithë vendin. Pas një inventari të ish objekteve publike që nisi menjëherë pas shtatorit 2013, ka evidentuar ish pronat shtetërore më rëndësi jo strategjike që do të dalin në shitje.


Objektet janë ish ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit dhe shtrihen në të gjithë vendin. Burimet zyrtare në Ministrinë Ekonomisë pohojnë se, kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim ose pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.


Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga i interesuari, Ministria e Ahmetajt i kërkon strukturës administrative të objektit prononcimin për privatizimin e tij. Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin.


Nëse institucioni administrues përgjigjet negativisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë MZHETS njofton kërkuesin për mos përfshirjen në privatizim të objektit të kërkuar, duke i bërë të ditur përgjigjen e institucionit administrues.Pas fillimit të procedurës për vlerësimin e objektit, vazhdon përgatitja e dokumentacionit të privatizimit (dosja e privatizimit), në Degën e Shoqërisë Publike të qarkut përkatës.Pas përfundimit të dosjes së Privatizimit, ajo dërgohet pranë Ministrisë se Financave, në Drejtorinë Drejtimit të Pronave, e cila realizon procedurat e shitjes në zbatim legjislacionit në fuqi./Monitor


Per të parë listën klikoni në linkun e mëposhtëm
https://www.monitor.al/zbardhet-lista-me-1570-objekte-shteterore-ne-shitje-ja-procedurat-per-blerjen-e-tyre/


Më të lexuarat