Secondary Adv

Cmimi i naftes u rrit, Ibrahimaj: Nuk mund te nderhyjme ne cmim

Ditëve të fundit, çmimi i naftës në vend është rritur sërish duke shkuar deri në 195 lekë për litër.

 

Kjo sepse sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj kjo është një luhajtje momentale e tregut. Ajo shtoi se po monitorohet që kjo rritje e çmimit të naftës të mos ketë efekte zinxhir edhe rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

 

“Rritja e çmimit të naftës janë dhe kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend, janë të ndikuara nga rritja e çmimeve në bursa dhe ne jemi në monitorim të vazhdueshëm që të mos kenë efekte zinxhir.

 

Nuk ka asnjë iniciativë të rishikimit të taksave për naftën dhe nënproduktet e saj”, tha ministrja./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat