Karburantet, ja sa do jene gjobat per subjektet qe mashtrojne me sasine
Pavarësisht masave të marra ndaj karburanteve, sërish është vënë re cilësia e dobëët në pikat e shitjes. Për këtë arsye Qeveria ka ndërhyrë në ligjin “Për Metrologjin” duke ndryshuar masën e gjobave. Të gjithë karburantet do të dënohen me gjobë duke filluar nga 150 mijë lekë deri në 1 milionë e 500 mijë lekë të reja. “Përdorimi i njësive matëse në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
Mbajtja në biznesin e vet të një instrumenti matës që nuk është në përdorim dhe nuk është shënuar në mënyrë të dukshme me shenjën “Instrument matës jashtë përdorimit”. Mossigurimi i verifikimit periodik të instrumenteve matëse. Të gjithë këto raste dënohen me gjobë.
Për subjektet e biznesit të madh 150 000 lekë, për stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes së lëndëve djegëse 150 000 lekë, për shoqëritë që kryejnë veprimtari kërkimi e prodhimi, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit, për instalimet dhe terminalet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë 500 000 lekë”, - thuhet në vendimin e qeverisë në ligjin “Për Metrologjinë”. Janë të shumtë shoferët që ankohen vitet e fundit se sasia e naftës ose e benzinës që hedhin në disa karburante nuk është ajo që ata paguajnë.
Gjobat Në ligjin e ri parashikohet se gjobat për subjektet që tregtojnë naftë me shumicë, parashikohen gjobë deri në 5 milionë lekë të reja. “Mosmirëmbajtja e rregullt e instrumenteve matëse. Hedhja në treg dhe vënia në përdorim e instrumenteve matëse në kundërshtim me dispozitat e përshkruara. Prodhimi, importimi dhe hedhja në treg e produkteve të paketuara dhe shisheve, enë matëse, që nuk plotësojnë kërkesat metrologjike dhe nuk kanë mbishkrimet dhe shenjat e përshkruara. Për subjektet e biznesit të madh 750 000 lekë, për stacionet e tregtimit të karburanteve dhe njësitë e shitjes së lëndëve djegëse 1 500 000 lekë, për shoqëritë që kryejnë veprimtari kërkimi e prodhimi, për rafineritë, impiantet e përpunimit dhe naftësjellësit, për instalimet dhe terminalet bregdetare dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë 5 milion lekë” , - përcaktojnë ndryshimet në ligjin “Për Metrologjinë”.
Aksionet Inspektorati Qendror Teknik ka vazhduar aksionet për kontrollin e karburanteve. Vetëm një muaj më parë u vendosën 98 gjoba, kryesisht për mungesë dokumentacioni dhe përmbajtje e squfurit jashtë normave të lejuara.