Secondary Adv

Hapen 850 vende te reja pune ne administrate, ja kushtet

Në mbledhjen e djeshme qeveria ka miratuar një vendim për planin vjetor të pranimit në administratë.

 

850 është numri i punonjësve që parashikohet që të rekrutohen në disa kategori duke filluar nga drejtues deri te specialisti i thjeshtë. 230 punonjës do të pranohen vetëm në Kadastër si operatorë skanimi dhe dixhitalizimi të kartelave.

 

VENDIMI I PLOTE

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2022, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 3;

 

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;

ç) Për kategorinë ekzekutive 604.

 

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

 

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

 

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

 

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

 

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

 

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

 

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

 

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

 

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat