Secondary Adv

Rihapen fluturimet ne Aeroportin e Kukesit, shtohen 4 destinacione

Në aeroportin e Kukësit pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

 

Rama është i shoqëruar në këtë aktivitet nga ministret Balluku dhe Spiropali. "Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar "Flatrat e Veriut", për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se fluturimet me Wizz Air nga aeroporti i Kukësit do të nisin në maj. Duke folur në ceremoninë e mbajtur sot në Kukës, Balluku tha se dje është marrë dhe konfirmimi nga NATO për këtë aeroport.

 

“Sot është një tjetër një ditë e veçantë për aviacionin dhe ne ndihemi krenarë për arritjet në këtë fushë gjatë këtyre viteve. Zhvillim shumë i rëndësishëm për aviacionin e Shqipërisë.

 

Ndodhemi këtu me një nga kompanitë më të mëdha low cost të Europës, e cila prek destinacione tashmë edhe jashtë kontinentit nga i cili ka nisur për të lançuar programin e ri të fluturimeve i cili nis nga maji në aeroportin e Kukësit.

 

Duke nisur nga 15 korriku i kaluar kanë filluar fluturimet komerciale, që kanë arritur në 85 gjatë periudhës së verës dhe kryesisht janë kryer nga Air Albania dhe disa kompani të tjera, të cilat do i lënë hapësirë tashmë një operatori të rëndësishëm siç është Wizz Air.

 

Ky është një aeroport rajonal. Ka qenë një rastësi e lumtur dje që kemi marrë konfirmim nga NATO për këtë aeroport.

 

Aeroporti i Kukësit është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO dhe kjo tregon që në këtë aeroport plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë të vendosur nga BE dhe NATO”, deklaroi Balluku./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat