Secondary Adv

Depozitat arrijne rekordin ne 2021, niveli me i larte historik

Në fund të vitit 2021, individët bizneset dhe institucionet kishin të depozituara në sistemin bankar 1.22 trilionë lekë, ose gati 10 miliardë euro.

 

Ky është niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë, pas viteve ’90. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në banka në vitin 2021 u shtuan me 9.4%, ose gati 860 milionë euro.

 

Kjo është rritja më e lartë vjetore që nga viti 2010, kur sistemi pa një zgjerim të fortë për shkak të kthimit të depozitave pas tërheqjes së tyre nga frika e krizës financiare 2008-2009.

 

Rritja në 2021 ka ardhur në gati 70% nga valuta, por edhe kursimet në monedhën vendas ishin në zgjerim. Depoztta në valutë u rritën me 11.6% me bazë vjetore, ndërsa ato në lekë me 6.3%.

 

Si korportatat financiare ashtu dhe rezidentët kanë pasur një vit të mirë, duke arritur që të shtojnë ndjeshëm kursimet në banka.

 

Të dhënat historike të BSH tregojnë se rritja e kursimeve në banka është përshpejtuar ndjeshëm 2 vitet e fundit (2020-2021), pasi në periudhën 2017-2018 shënuan rënie për herë të parë në historinë e pas tranzicionit dhe ngadalësimit të ndjeshëm në 2013-2016.

 

Gjatë vitit pandemik kursimet u nxitën nga monedha vendase, teksa individët nuk kishin shumë mundësi të shpenzonin, ndërsa në 2021 ishte valuta ajo që udhëhoqi rritjen.

 

Gjithsesi, edhe kursimet në lekë po rriten tre vitet e fundit, pas rënies së tyre që u nxit nga lehtësimi i politikës monetare të BSH nga viti 2011, me uljen e vazhdueshme të normave të interesit.

 

Kjo bëri që individët të mos kishin interest ë depozitonin kursimet me afat të gjatë. Valuta mbetet monedha më e preferuar për të kursyer, e ndikuar dhe nga prurjet e emigrantëve.

 

Në fund të 2021, rreth 55.4% e kursimeve ishin në valutë, kryesisht në euro, nga 48.3% një dekadë më parë./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/depozitat-arrijne-rekordin-e-10-miliarde-eurove-ne-2021-rritje-e-ndjeshme-dy-vitet-e-fundit/


Më të lexuarat