Vijon rritja e infektimeve, Gjermania dhe Rusia rekord rastesh me Covid
Infektimet me COVID në Gjermani dhe Rusi prekin sërish të tjera maja të paarritura gjatë 2 viteve pandemi të koronavirusit.
Mbi 248 mijë raste të reja u shënuan këtë 24-orësh në Gjermani, mbi 168 mijë në Rusi. Variantet e Omikronit janë shkaktarët e valës më të re të infektimeve rekord në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ndërsa vaksinimi bën dallimin me ndikimin e rasteve të reja në rritje tek vdekshmëria.
Gjermania dhe vendet me nivele të larta vaksinimi mbi 75% të popullsisë ruajnë të pandryshueshme shifrat e vdekjeve. Ndërsa në Rusi ka tendencë në rritje.
Valën e Omikronit po e kalon edhe Austria, ku kufizimet e ashpra për të pavaksinuarit kanë bërë që niveli i vaksinimeve të prekë 75% të popullsisë, çka ka ndihmuar në ruajtjen në kuota të ulëta të shifrave të vdekjeve. Shifra të larta infektimesh edhe në vende të tjera të Eurpës Lindore.
Ndërsa në Spanjë, ku vaksinimi ka prekur mbi 90% të popullsisë, qeveria ka vendosur të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës që u vu në fund të Dhjetorit kur vendi kaloi ditore janë reduktuar sërish, teksa situata në spitale është e qëndrueshme./Burimi: Balkanweb