Secondary Adv

2110 familje dhe biznese ndryshojne kontratat per energjine elektrike

Operatori  i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndërmarrë nismën  për korrigjimin e gabimeve të kontratave të energjisë elektrike, të cilat kanë mbetur ndër vite të pandryshuara.


Lista zyrtare e OSHEE-së, përmban numrat e kontratave, por institucioni thekson se çdo abonent mund të bëjë verifikimin e kontratës së tij, nëse është provizore dhe duhet ndryshuar.


Mekanizmi i OSHEE-së, për verifikimin emrit është i thjeshtë. Kështu, për të bërë një veprim të tillë, abonentët duhet të hyjnë në faqen e internetit të OSHEE-së, të plotësojnë formularin, duke vendosur numrin 16 shifror të kontratës dhe më pas sistemi njofton se nëse abonenti ka ose jo kontratë provizore.
Jane 2100 kontratat në rrethin e Lushnjës dhe Elbasanit. Nga Drejtoria e Arkëtimeve në OSHEE, bëhet e ditur se kontratat provizore janë grumbulluar në ndër vite dhe të tilla kanë mbetur në sistem. Nëpërmjet korrigjimit të gabimeve, kontratat do të jenë përfundimtare dhe për këtë konsumatorët familjarë a privatë nuk do të paguajnë kosto shtesë.


Por, në tarifat e OSHEE-së, një kontratë e tillë kushton 14 mijë lekë (familjarë) dhe 25 mijë lekë (bizneset). Nga 101 mijë kontrata të korrigjuara, 86 660 i takojnë kategorisë familjare, ndërsa pjesa tjetër kategorisë së biznesit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike parashikon që faza e parë e përditësimit të të dhënave, të kontratave provizore të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa bën thirrje edhe për kategoritë jofamiljare të bëjnë përditësimin.

Për të parë listën klikoni në linkun e mëposhtëm
https://oshee.al/wp2014/oshee/wp-content/uploads/2015/10/kontratat.xlsx


Më të lexuarat