Secondary Adv

Vendimi, 90 mln euro subvencione per krizen energjetike ne Kosove

Qeveria e Kosovës miratoi këtë të shtunë vendimin për subvencionimin e 90 mln eurove si zgjidhjen e krizës së energjisë elektrike.

 

Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë. ‘Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

 

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro)’, thuhet në njoftimin për mediat.

 

Referuar njoftimit, përmes këtij vendimi objektivi është të ulet ndikimi i tarifave të energjisë për konsumatorët. ‘Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend’, thuhet në njoftim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat