Secondary Adv

Nisin punimet per Automotoparkun e pare ne vend, detajet e projektit

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama si dhe DPSHTRR kanë njoftuar krijimin e Automotoparkut të parë në vend.

 

“Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi),

 

Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!” ka njoftuar Rama./Burimi: SCAN


Më të lexuarat