Emigrantet derguan 1.14 mld euro ne Kosove gjate 2021
Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.
Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 113.3 milionë euro. Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Nga Gjermania kanë ardhur 39.2% e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9%. Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 662.2 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
“Sa i pÑ‘rket kanaleve tÑ‘ transferimit, gjysma e remitencave apo 50.1 pÑ‘r qind kanÑ‘ ardhur pÑ‘rmes agjencive pÑ‘r transferim tÑ‘ mjeteve, por qÑ‘ nÑ‘ tremujorin e tretë 2021 shÑ‘nuan rÑ‘nie prej 20.6 pÑ‘r qind.
Remitencat pÑ‘rmes bankave shÑ‘nuan rritje prej 31.1% dhe pÑ‘rbÑ‘jnÑ‘ 18% tÑ‘ gjithsej remitencave tÑ‘ pranuara nÑ‘ tremujorin e tretë 2021”, thuhet në raportin e prezantuar nga BQK. BQK thekson se me relaksimin e masave kundër COVID-19, remitencat janë rritur përmes kanalit jo-formal.
“Si rezultat i hapjes sÑ‘ kufijve dhe relaksimit tÑ‘ masave edhe remitencat pÑ‘rmes kanalit jo-formal janÑ‘ rritur dhe kanÑ‘ arritur nivelin prej 97.9 milionÑ‘ euro vetÑ‘m nÑ‘ tremujorin e tretë 2021 nga 26.5 milionÑ‘ euro sa ishin nÑ‘ tremujorin e tretë 2020”, thekson banka.
Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro. Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.
Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro,
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë./Burimi: Telegrafi