Secondary Adv

Moti i keq, pezullohen lundrimet e linjes Durres-Bari, Vlore-Brindisi

Është pezulluar për 2 ditë lundrimi i mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

 

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ky vendim është marrë si pasojë e erërave të forta, me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Veriperëndim, që do të prekin të gjithë bregdetin shqiptar më datën 7 dhe 8 shkurt.

 

Njoftimi: Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe VERIPERËNDIM në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

 

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë 🌊. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit.

 

Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tÄ“ peshkimit gjithashtu për 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë. Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijmësi për çdo ndryshim./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat