Secondary Adv

Gati programi i IPARD III, fondi i granteve 50 per qind me i larte

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka përfunduar hartimin e programit IPARD III në mbështetje të sektorit të bujqësisë me grantet e BE.

 

Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj, tha për “Monitor” se programi është dërguar pranë strukturave të Komisionit Europian dhe pritet miratimi i tij. “Jemi duke punuar për zhvillimin e programit IPARD III, që do të jetë vijim i programit IPARD II.

 

Në raport me IPARD II në këtë program parashikohet të përfshihen 5 masa shtesë dhe me buxhet 50% më të lartë. Totali i fondit me programin IPARD II ishte rreth 94,6 mln euro”. Më 10 janar u hap edhe thirrja për Masën 7 të programit IPARD II.

 

Afati i aplikimeve përfundon më 25 shkurt. Totali i fondit të granteve do të jetë 5,2 mln euro. Thirrja e IPARD II mbështet Masa 7, për sektorët e turizmit Rural dhe i Natyrës si edhe punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës.

 

Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj, sqaroi nëpërmjet programit do të financohen me grante projektet me kosto nga 10,000 euro deri në 400,000 mijë euro.

 

“Nëpërmjet programit do të financohet 65% e kostos të projektit ose në vlerë monetare e shprehur granti i përfituar për financimi publik nis nga 6,500 euro deri në 260,000 euro. Kostoja tjetër e mbetur për realizimin e investimit duhet të plotësohet nga aplikantët me buxhetin e tyre”.

 

Në AZHBR në ndihmë të aplikuesve të thirrjes të katërt për programin IPARD II, Masa 7 është ngritur seksioni specifik me qëllim evitimin e gabimeve teknike për plotësimin e formularëve standarde të akredituara nga BE që kanë çuar në s’kualifikimin e menjëhershëm të kandidatëve.

 

Sipari i programit të financimit IPARD II, për implementimin e një bujqësie moderne dhe konkurruese është ngritur në vitin 2018. Në total fondi i programit ishte rreth 94,6 mln euro.

 

71 milionë euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë u financuan nga BE, dhe 23 milionë euro ishte vlera e financimit nga ana Qeverisë Shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare.

 

Në vitin e parë, me grantet e programit IPARD II, u mbështetën invesrtimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve.

 

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 mln euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim. 

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/azhbr-gati-programin-ipard-iii-selmanaj-fondi-i-granteve-do-jete-50-me-i-larte-dhe-perfshin-5-masa-shtese/


Më të lexuarat