Prodhuesit kunder ndalimit te qeseve plastike, pasoja te medha ne ekonomi
Prodhuesit kanë kundërshtuar ligjin për ndalimin e qeseve plastike duke argumentuar se pasojat sociale, ekonomike, por edhe në buxhetin e shtetit do jenë të mëdha.
Prodhuesit shqiptarë kanë kundërshtuar projektligjin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike, duke argumentuar se pasojat sociale, ekonomike, por edhe në buxhetin e shtetit do të jenë të mëdha.
Në një dëgjesë me Komisionit paralementar të Veprimtarive Prodhuese, kreu i Shoqatës së Ricikluesve, Vullnet Haka tha se janë miliona euro të investuara në këtë industri, teksa numri i të punësuarve arrin në 435 punonjës.
Ndërkaq, juristi Jordan Daci tha se nga këto ndryshime ligjore, Shqipëria rrezikon të humbasë miliona euro edhe në arbitrazh. Paralelisht, grupet e interest e konsideruan si të pakuptueshëm ndalimin e prodhimit të qeveseve plastike për eksport, përsa kohë vendet e tjera lejojnë përdorimin e tyre.
Po ashtu, ata hodhën poshtë edhe pretendimet e ministres së Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për realizimin e seancave dëgjimore dhe konsultuese, ndërsa i cilësuan si të pasakta qëndrimet e saj se këto industri mund të përshtasin teknologjitë për prodhimin e produkteve të tjerë alternativë.
Gjatë diksutimeve u vu theksi edhe te nevoja për menaxhimin e integruar të mbetjeve, çka do të eleminonte edhe problemet mjedisore që shkaktohen nga qeset plastike./Burimi: SCAN