Secondary Adv

ZRRE publikon vendimin, miratohen tarifat e reja te energjise ne Kosove

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me 5 vota pro, asnjë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, pas atij paraprak në 600kWh që ishte propozuar.

 

Sipas ZRRE, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa. “Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet.

 

ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.2 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, është thënë nga Departamenti i Tarifave të ZRRE.

 

ZRRE thekson se 20% e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit. Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRRE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

 

Kujtojmë se ZRRE në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600kWh energji elektrike në muaj./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat