
Rindertimi i shkollave, 41 objekte te tjera pjese e projektit te BE
41 objekte të tjera arsimore të dëmtuara nga tërmeti, përfshirë shkolla, kopshte, çerdhe dhe konvikte do të rindërtohen me fondet e BE përmes projektit EU4SCHOOLS 2.
Vlera e fondit për rikonstruksionin e shkollave të dëmtuara është 60 mln euro. Donacioni i BE për rindërtimin e 63 objekteve arsimore i shtrirë në 2 faza zbatimi është në masën e 75 milion eurove.
Në listën e miratuar me vendim të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit ndërhyrjet pritet të nisin për ndërtimin e 16 objekteve arsimore dhe 34 të tjera do t’i nënshtrohen procesit të rikonstruksionit dhe rindërtimit. Numri më i lartë i ndërhyrjeve do të kryhet për objektet arsimore në Durrës.
Me fazën e dytë të projektit në Durrës do të rindërtohen 12 shkolla dhe kopshte, në Tiranë 7 objekte arsimore, në Kamëz dhe Kavajë do të ndërhyhet për 6 objekte, Rrogozhinë 4, për 4 shkolla të tjera në Vorë dhe Shijak dhe 1 kopsht në Kurbin
Me fazën e parë të zbatimit të projektit të BE që nisi zbatimin në 2020 u rindërtuan 36 objekte arsimore përfshirë shkolla të mesme, 9-vjeçare, kopshte dhe çerdhe të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit iu nënshtrohen ndërhyrjeve për ndërtim dhe rikonstruksion.
Nga donatorë të tjerë, si Kfw janë ndërtuar 3 shkolla, 4 objekte të tjera me fondet e shteteve Slloveni dhe Sllovaki dhe 3 nga shteti i Katarit. Për 2022 do të ndërhyhet edhe në 13 objekte arsimore në qytetet Tiranë, Durrës, Kamëz, Lezhë, Krujë dhe Kurbin me donacionet e UNDP.
Vendimi për caktimin e UNDP si njësi zbatuese, për ndërtimin/rikonstruksionin e objekteve arsimore është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit. Pas ngjarjes të tërmetit në 2020 nga buxheti i shtetit u disbursuan 7,5 mln lekë fonde për rindërtimin e objekteve arsimore.
Vetëm në kryeqytet u parashikuan kryerja e ndërhyrjeve për 37 shkolla dhe rindërtimin e 14 të tjerave. Nga Fondi shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) janë rikonstruktuar 37 objekte arsimore.
Rindërtimi i objekteve arsimore “EU4SCHOOLS II”
Bashkia Objekti Ndërhyrja
Durrës Sh.Mesme Naim Frashëri Ndërtim
Durrës Sh.Mesme Gjergj Kastrioti Ndërtim
Shkozet Sh.Mesme Olsi Lasko Ndërtim
Durrës 9 vjeçare+kopsht Eftali Koci Ndërtim
Durrës Cerdhe Nr.3 Rikonstruksion
Durrës Kopsht Ndërtim
Durrës Konvikti B.Qerraxhi Ndërtim
Durrës Shkollë Profesionale Ndërtim
Krujë Kopshti Varosh Ndërtim
Krujë 9-vjeçare Bilalaj Ndërtim
Lezhë 9-vjeçare Gj.Kastrioti Ndërtim
Lezhë 9-vjeçare Fran Ivanaj Rikonstruksion
Kavajë 9-vjeçare Karpen Rikonstruksion
Kavajë 9-vjeçare 3 Dëshmorët Rikonstruksion
Kavajë SH.Profesionale Erickson Rikonstruksion
Babrru Cerdhe Ndërtim
Paskuqan Kopsht Azem Hajdari Rikonstruksion
Paskuqan Kopsht Jashar Hoxha Rikonstruksion
Bulqesh 9-vjeçare Ibrahim Pasha Rikonstruksion
Rrogozhinë 9 -vjeçare+kopsht Ndërtim
Rrogozhinë 9- vjeçare+kopsht Ndërtim
Rrogozhinë 9 -vjeçare Xhorxh Soros Rikonstruksion
Rrogozhinë Kopsht Oshtun Ndërtim
Vorë 9 -vjeçare Ndërtim
Vorë 9 -vjeçare Ndërtim
Tiranë Kopshti Nr.41 Rikonstruksion
Tiranë Kopsht+9-vjeçare M.Kokalari Rindërtim
Tiranë Kopsht+9-vjeçare 26 Nëntori Rikonstruksion
Tiranë Kopsht+9-vjeçare Emin Duraku Rindërtim
Tiranë Kopsht+9-vjeçare Xhezmi Delli Rindërtim
Tiranë Sh. Profesionale Asim Vokshi Rikonstruksion
Tiranë Sh.Mesme Myslym Keta Rikonstruksion
Kurbin Kopshti Nr.1 Rindërtim
Mirditë Kopsht+çerdhe Rindërtim
Shijak Kopsht Nr.2 Rindërtim
Shijak Kopsht+9-vjeçare Rilindja Rindërtim
Durrës Konvikt Beqir Cela Rindërtim
Durrës Kopsht+ 9-vjeçare 14 Nëntori Rikonstruksion
Durrës Cerdhe Rikonstruksion
Durrës Kopshti Manzë Rindërtim.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/rindertimi-i-shkollave-nga-donacionet-e-termetit-me-projektin-e-be-eu4schools-2-do-nderhyhet-edhe-ne-41-objekte/
Më të lexuarat








