Secondary Adv

Nis aksioni per mbylljen e pusetave, Veliaj: Gjobe dhe burg kush i vjedh

Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për zëvendësimin e rreth 4 mijë pusetave të munguara në kryeqytet, duke filluar nga rrugët pranë institucioneve arsimore, e duke vijuar me rrugët kryesore të qytetit.


Puna për sistemimin e tyre do të nisë fillimisht në rrugët pranë institucioneve arsimore dhe më pas në rruget kryesore të qytetit.Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, ka inspektuar sot nga afër përgatitjet për zëvendësimin e pusetave si dhe paralajmëroi se të gjitha fonderitë, të cilat pranojnë pusetat e vjedhura, që janë pronë e qytetarëve të Tiranës, do të ndiqen penalisht dhe do t’u hiqet licenca.


“Qytetarët duhet të kuptojnë se pusetat kushtojnë dhe paguhen me taksat e qytetarëve. Kjo do të thotë se, nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur një pronë publike të qytetarëve. Prandaj, jo vetëm do të gjobitet, jo vetëm që do të ndiqet penalisht, por do t’u biem pas edhe fonderive që marrin pjesët e pusetave, tha Veliaj, i cili më pas aktësoi se çdo ndërmarrje private që i blen këto puseta nga individë të ndryshëm, do të ndëshkohet penalisht:
“Nëse ka një fonderi e cila shkrin ose blen qoftë edhe një copë pusetë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, ai biznes do të mbyllet dhe do t’i hiqet licenca. Do të shkojë për ndjekje penale, jo vetëm ai që e vjedh pusetën, por edhe ai që e blen materialin e vjedhur, që më pas e shkrin dhe e përdor për punë të tjera”.


Më të lexuarat