Secondary Adv

1,2 mld euro shkuan per rruget ne 2014-2020, bie numri i kilometrave

Qeveria ka investuar nga fondet e brendshme 152,7 miliardë lekë nga 2014 në 2020, por numri i kilometrave gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rënie, raportoi INSTAT.

 

Në 2014 INSTAT raportoi se rrjeti rrugor i Shqipërisë në total ishte 3,848 kilometra, ndërsa në vitin 2020 ishin 3,675 kilometra, me rënie 4.5% ose 173 kilometra më pak (INSTAT i referohet të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës).

 

Për të njëjtën periudhë, po sipas INSTAT u investuan për ndërtimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore rreth 152,7 miliardë lekë ose 1,2 miliardë euro.

 

Edhe pas 2020, përgjatë dy viteve në vijim 2021-2022 qeveria ka vijuar një intensitet të lartë të investimeve në rrugë, nëpërmjet kontratës koncensionare në rrugën e Arbrit, teksa ka pasur një financim të lartë për akset Qukës -Qafë—Plloqë, Kardhiq-Delvine dhe tashmë kanë nisur punimet për tunelin e Llogorasë.

 

Përgjatë vitit 2021 qeveria kishte ndarë nga programi i investimeve publike rreth 31.7 miliardë leke për transportin rrugor. Por një pjesë e madhe e investimeve nga buxheti vitet e fundit kanë shkuar për shtesa punimesh.

 

Kardhiq -Delvinë dhe Qukës -Qafë Plloçe janë shembujt më ilustrues. Ndërtimi i 40 kilometrave në segmentin Qukës Qafë-Plloçë që lidh zonën malore të rajonit Juglindor me një rrugë të re, pritet të shtrihet në dy dekada dhe gati me dyfishim të kostove.

 

Ministria e Infrastrukturës ka përllogaritur se duhen së paku edhe  56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në 2023.

 

Rruga, e cila nisi që në 2009 dhe me rishikimin e projektit duhet të përfundonte në vitin 2019, duket se nuk përfundon së paku edhe për dy vite të tjera. E njëjta e situata përshkruhet edhe në rrugën Kardhiq -Delvinë.

 

Punimet në këtë aks që kanë nisur që në 2007, rreth 16 vite më parë, ende janë larg përfundimit, kurse kostot e punimeve po dalin jashtë kontrollit pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve.

 

Në projektbuxhetin afatmesëm të publikuar nga Ministria e Financave rruga Kardhiq – Delvinë është programuar të financohet gjatë periudhës 2021 deri më 2024 me rreth 6,7 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë janë shtesa punimesh.

 

Nga tabelat e Ministrisë së Financave, në buxhetin afatmesëm kosto fillestare e lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29%, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.

 

Nga ana tjetër fondi total i rrugëve sipas shifrave zyrtare paraqitet me rënie ne harkun e 6 viteve, 2014-2016./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/instat-nga-2014-2020-jane-investuar-12-mld-euro-ne-rruge-por-numri-i-kilometrave-ka-rene-me-4-4/


Më të lexuarat